Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritDanika Dabishevci-KAM ME ARDHË SI DEKA

Danika Dabishevci-KAM ME ARDHË SI DEKA

KAM ME ARDHË SI DEKA

Rishtas ke me ni dhimtë,

ke me ni dashni,

kan’ me tu çelë sytë,

ke me shtrydhë mërzi,

ke me u dridhë

ke me mu jep

i tani i humbun

pa gjetë kun shteg.

Trupa, ftyra, hije,

n’mu ke me i pushue

pa shoshitë andrra

pa vakt me menue.

Kam me t’pre n’besë

n’mue ke me u shtri111

epshin ma t’egër

me ma përplasë n’gji.

Çerdhe e andrrave,

oxhak shpije,

altar i dëshirave,

bunar mërzije.

Si deka kam me t’ardhë

ngeshëm, hap’randë

egër me t’miklue.

M’dhimesh,

se tokën nër kambë

kam me ta lujtë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT