Të hënën është caktuar që do të mbahet sentenca plenare, bëri të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ku temë diskutimi do të jetë edhe Ligji për Paga.
Shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, adresoi kritika ndaj shefit të ekzekutivit, Albin Kurti edhe për paraqitjen e tij të djeshme në Bruksel me fusnotë.
“Kurti ka vepruar dhe po vepron ndryshe prej asaj që ka fituar mandatin prej qytetarëve”, tha ai.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në seancën e radhës do të hapet debati edhe për Projektligjin për paga.
“Seanca e radhës do të mbahet të hënën nga ora 11:00”, tha Tahiri para medieve.
Ndërkaq, shefi i GP, të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh i kënaqur se gjatë kësaj seance do të diskutohet për Ligjin e Pagave në sektorin privat.
“Në këtë seancë do të diskutohet një çështje shumë e rëndësishme. Ligjin e Pagave në sektorin publik”, tha Tahiri