Komediani dhe prezantuesi amerikan Nick Cannon ka zbuluar se djali i tij pesë muajsh Zen ka vdekur nga një tumor i rrallë të trurit.
Zen është fëmija i shtatë i Canon dhe partneres së tij Alice Scott. Pasi foshnja lindi në qershor, Nick dhe Alice menjëherë e zbuluan se vuante nga hidrocefalusi.
“Vura re që kollitej shumë dhe doja ta kontrolloja. Ai merrte frymë çuditërisht, vura re që në dy muaj ai ka kokën më të madhe ne krahasim me fëmijët e tjerë në atë moshë, por mendoja se ishin sinuse, ndaj e çuam te mjeku për shkak të frymëmarrjes. Mendova se do të ishte një kontroll rutinore”, tha Nick në një intervistë.

Në një postim në Instagram, Nick tha se që nga ai moment u përpoq të kalonte sa më shumë kohë me djalin e tyre.
Komediani e zbuloi gjithashtu se hera e fundit që takuan djalin e tyre ishte vikendi i fundit.