Saturday, October 1, 2022
BallinaKulturëArtMinistria e Kulturës blen 68 vepra arti për 247 mijë euro...

Ministria e Kulturës blen 68 vepra arti për 247 mijë euro…

Ministria e Kulturës ka shpenzuar 247 mijë euro për të blerë vepra të artit nga artistë të ndryshëm vendor.

68 vepra të artit nga 68 artistë vendor, në vlerë totale prej 247 mijë eurove janë blerë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas thirrjes publike të shpallur më 08.10.2021.

Këtë iniciativë Ministria e Kulturës e ka marrë në kuadër të pakos së rimëkëmbjes.

Lista e blerjes së veprave të artit është publikuar edhe në ueb-faqen e ministrisë..

Lista përmban autorin e veprës, titullin e veprës së blerë, shumën e kërkuar nga autori dhe shumën e blerjes nga ministria.

Shuma minimale që është blerë një vepër arti është 1,500 euro, ndërsa maksimalja 7,000 euro.

Veprat e blera janë piktura, skulptura, grafika, fotografi, instalacion, video art, etj.

Sipas njoftimit të MKRS-së, procesi i përzgjedhjes së blerjes së veprave të artit ka kaluar në dy faza të vlerësimit.

“Juria e parë, me përbërje të artistëve vendor përfshirë Zake Prelvukaj, Arta Agani dhe Vesa Sahatçiu kanë bërë vlerësimin e projekteve në shkallën e parë. Në shkallën e dytë veprat e përzgjedhura janë vlerësuar nga juria me përbërje vendore dhe ndërkombëtare përkatësisht artistët Sislej Xhafa, Eleni Laperi dhe Dita Starova-Qerimi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT