Wednesday, October 30, 2024
BallinaLajmeIsmail Kadare - Mall

Ismail Kadare – Mall

MALL

Ca pika shiu ranë mbi qelq

.Për ty unë befas ndjeva mall.

Jetojmë të dy në një qytet,

Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme

Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.

Qiejt e ngrysur pa lejlekë

Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit

Seç m’u kujtua sot për dreq :

« Të zgjuarit janë bashkë në botë

,Kurse të fjeturit janë veç.

»Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,

Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…

Ca pika shiu ranë mbi qelq

Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

~ Ismail Kadare ~

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT