Friday, April 19, 2024
BallinaLajmeSa viktima janë shënuar nga koronavirusi në Kosovë deri tani?

Sa viktima janë shënuar nga koronavirusi në Kosovë deri tani?

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, janë vdekur 2,987 persona dhe janë infektuar 161, 193 persona

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës. Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882”< thuhet në njoftim.

E në total numri i rasteve aktive është 324.

Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT