Në rast se Ligji i ri i Pagave do të jetësohet me 1 mars të vitit 2022, atëherë do të ketë ngritje pagash për arsimtarët, mjekët, zjarrëfikësit, policët dhe shërbyesit civil.
Aktualisht për këtë ligj, për mënyrën e jetësimit dhe koston e tij do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancave që do të mbahen në muajin dhjetor e ku më 22 të këtij muaji do të dihet përfundimisht nëse ligji i ri i pagave mund ta marrin amin për t`u implementuar në fund të tre mujorit të vitit 2022.
Implementimi i këtij ligji tashmë është edhe kërkesa kryesore e disa sindikatave në vend si ajo e SBASHK, e shëndetësisë, zjarrëfiksve dhe shërbyesve civil.
Në rast se ligji i ri i pagave nuk do të impelemtohet deri në 1 mars të vitit të ardhshëm, SBASHK dhe sindikata të tjera kanë paralajmëruar mbyllje të shkollave.
Më i ashpër ndaj Qeverisë Kurti ka qenë Blerim Syla nga FSSHK së Kosovës që Kurtit dhe misnitrave të tij i ka dhënë afat deri më 15 dhejtor për rritje pagash deri në 50 për qind ose s’do të këtë ofrim të shërbimeve shëndetësore, përveç atyre emergjente.