SHPIRTI I GRUAS…
Shpirti i gruas gjëmon si shtatë dete,
Kur me shpirt e zemër ajo dashuron!
Gjithë atë mall, them shpesh me vete,
Si vallë shpirti i saj e përballon!
Një grua e dashuruar veshur me dritë,
Këmbët s’prekin tokë, fluturon me zemër,
E verbuar ecën, vetëtimë shkrepin sytë,
Ku hedh një këmbë, kur çon këmbën tjetër!
Vështirë të kuptosh, ç’ndjen një grua,
Herë si qiell i paqtë, retë strukur… larg,
Herë lumë pas shtërngate, krejt e tërbuar,
Herë rri në heshtje, prej gjëmë ziut mall!
Kur malli rëndon, hapësira çon shkreptima!
Gjithë universi… prej saj drithëron,
Bën të thotë fjalë… dalin psherëtima,
Thesaret e botës, peshë mallin s’rrëzojnë!!
Mos u ndodhtë pranë, një grua e tradhëtuar,
Kush e njohu më pare… do të shohë tmerr,
Kthehet si lëndinë, pas stuhisë shkatërruar,
Sytë pellg me lotë, shpirti rënë në ferr!
Kur një burrë, s’njeh shpirtin e femrës,
Mijëra kilometra… t’i qëndrojë larg…!
Femra bisedon me gjuhën e zemrës,
Ta kuptosh atë… do të ishte fat!
Ndryshe përherë do t’ketë sherre lufte,
Njëri i bie gozhdës, patkoit për vdekje,
Njëri kthehet dem, tjetri copë e kuqe,
Shtëpia… arenë, si n’duel mesjete!!
……………………………………….
Shpirti i gruas gjëmon si shtatë dete,
Kur me shpirt e zemër ajo dashuron!
Gjithë atë mall, them shpesh me vete,
Si vallë shpirti i saj e përballon!!
………………………………………………………………………………………
“KEMI ATDHE!”
Më rrëmbyen Atdheun,
Kur banditët,
Gjyshit i morën pronën,
(Lotët e tij tërmëtosën botën)
Ma poshtëruan,
Kur mua me dhanë lëmoshën,
Rrëmbyer dikujt tjetër,
Armik me të për të mbetur…!
Tash s’ka nevojë të sulmojë i huaji,
Kush rroi me lëmoshë,
Dinjitet s’vuri!
Lëmosha jonë ka shije grabitje,
Kur e përtyp,
Të shkakton dridhje…
Dridhet Atdheu bashkë me ne,
E pse për çdo vit festojmë,
“Pavarësinë” dhe “lirinë” e tij,
Brohorasim: “KEMI ATDHE!”
Dridhet Atdheu,
Dridhemi edhe ne,
Si një kafshë e therur,
Në gërhamat e fundit të shpirtit..
……………………………………………………..
BOTËN E SHIKOJ ME SYTË E TU…
Dita më sjell befasitë e saj;
Momente, njerës, vende, qiellin blu
Dhe ujrat e tokës, gjithashtu…
A e di si më shëmbëllejnë,
Duke i parë me sytë e Tu!?
Sikur gjithka në këtë botë,
Është veshur me fatin tim
E gjithkund ka gëzim!
Bota është dhuratë për të gjithë,
Shumë vijnë në këtë botë
E shkojnë pa e shikuar me sytë e një tjetri,
Q’shkëlqejnë më shumë se dielli,
Më shumë se çdo shkëlqim sipër këtij dheri,
E bota shpalos fshehtësinë paskëtaj…
Magjinë e saj!
Çdo gjë e zakonëshme shijohet,
Si melodi e rrallë…
Bota shndërrohet tinguj që s’dëgjohen,
Por ndjehen me kumbim këmbane,
Duke zgjuar ndjesitë e fjetura
Dhe duke sjellë mendime t’arrira;
Se kjo botë shijohet,
Vetëm nga dashuria!