Paul Pogba nuk do largohet nga Manchester United në afatin e janarit, me “Djajtë e Kuq” që me shumë gjasa do e humbin mesfushorin në afatin e verës falas.
Mesfushori Paul Pogba nuk do largohet nga Manchester United në afatin e janarit, me “Djajtë e Kuq” që me shumë gjasa do e humbin mesfushorin në afatin e verës falas.
Francezit ka edhe gjashtë muaj kontratë të mbetur dhe vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e futbollistit, transmeton lajmi.net.
Barcelona, Juventus, Real Madrid dhe PSG janë ndër klubet e interesuara për fituesin e Kupës së Botës.
Sipas “Manchester Evening News”, Pogba nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford” dhe askush në klub nuk pret që të rinovojë kontratën.
Sidoqoftë, 28-vjeçari nuk do shitet gjatë janarit që nënkupton se 20 herë kampioni i Anglisë nuk do fitojë asgjë në fundin e sezonit 2021/22.
Pogba momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi derisa këtë edicion ka asistuar shtatë herë në nëntë ndeshje në Premierligë