Tuesday, December 10, 2024
BallinaShowbizTaylor Swift do të paraqitet në gjykatë: Ja cila është arsyeja

Taylor Swift do të paraqitet në gjykatë: Ja cila është arsyeja

Këngëtarja e njohur Taylor Swift do të duhet të paraqitet në gjykatë pasiqë është akuzuar për plagjiaturë të supozuar

Telashet e para filluan në vitin 2017, kur Sean Hall dhe Nathan Butler paditën Swift, duke pretenduar se një pjesë e tekstit të hitit të saj “Shake It Off” ishte marrë nga kënga “Playas Gon ‘Play” nga grupi “3LV”, e regjistruar në 2001.

Gjyqtarja e rrëzoi padinë në vitin 2018, por ankimi i paditësve u pranua dhe ajo do të duhet të shkojë në gjykatë.

Gjykatësi Michael W. Fitzgerald kohët e fundit refuzoi kërkesën e saj për rrëzimin e padisë si të pabazë.

Ndërsa pranoi se dallimet janë të qarta, ai shtoi se ka mjaft ngjashmëri objektive për të justifikuar një gjyq jurie që më në fund do të vendosë se kush ka të drejtë.

Mediat amerikane ndajnë mendimin e shumë njerëzve dhe konsiderojnë se më se e qartë kjo është vetëm një përpjekje për të nxjerrë para. Por në fund, gjithçka varet nga gjyqtari dhe juria, dhe problemi do të jetë nëse mbrojtja nuk arrin të bindë jurinë, sepse do të hapë derën për të tjerët që në të ardhmen do të duan të përdorin suksesin e dikujt tjetër në një mënyrë të ngjashme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT