Sunday, December 22, 2024
BallinaKulturëFilm“Zgjoi” hyn në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars

“Zgjoi” hyn në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars

Filmi kosovar “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli, ka hyrë në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars.

Këtë e ka bërë të ditur ish-drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, përmes një postimi në Facebook.

“HISTORIKEEEEE “HIVE” në rreth të ngushtë për nominim për OSCARS!!!! Brravooo Blerta Basholli, Yllka Gashi, Valon Bajgora dhe gjithë ekipi i mrekullueshëm!!! Super proud”, ka shkruar Zharku në Facebook.

Këtij suksesi i është gëzuar edhe aktorja kryesore e këtij filmi, Yllka Gashi, e cila luan Fahrijen.

“Kosova për herë të parë përmes filmit “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtar për  Oscars 2022!!!! Gëzim e kënaqësi!!!!”, ka shkruar aktorja Gashi në Facebook.

Kujtojmë se “Zgjoi” deri tani është shpërblyer me shumë çmime ndërkombëtare.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT