Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeParashikimi i motit, temperaturat deri në -8 gradë

Parashikimi i motit, temperaturat deri në -8 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm sikurse ditëve të kaluara, por do të jetë më ftohtë.


Mëngjesi dhe nata parashihen me ngrica, prandaj apelohet te drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT