Monday, October 7, 2024
BallinaLajmePublikohet raporti 24 orësh i rasteve me virus në Kosovë

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me virus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar 16 raste të reja me virus, percjellë Gazeta Ciceroni.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.390 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.663.943 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.024 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.142 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.327.

Në total numri i rasteve aktive është 342.

Më poshtë njoftimi nga MSH

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT