COVID vazhdon të shkaktojë dëme në Premier League teksa edhe kalendari për datën 26 dhjetor nuk mund të zbatohet me përpikmëri duke qenë se janë konfirmuar të infektuarit e radhës.
Ndërkaq, për të shmangur sa më shumë të papritura, trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka urdhëruar që të gjithë futbollistët e tij të jenë të vaksinuar me dy doza dhe në këtë formë të përfitojnë imunitet.
“Duhet të inkurajojmë futbollistët të qëndrojnë të disiplinuar dhe të bëjmë të pamundurën që pjesa më e madhe të jetë e vaksinuar. Mesa di unë te United pjesa më e madhe është e vaksinuar, mirëpo duhen dy apo tre doza në mënyrë që të kesh imunitet ndaj versionit të ri të COVID.
Megjithatë, nëse je i vaksinuar atëherë ke simptoma të lehta dhe kështu ka ndodhur edhe me futbollistët tona që ishin të infektuar. Zhvillimet e fundit në klub kanë qenë pozitive, pasi përveç Pogba, i kam të gjithë në dispozicion për transfertën ndaj Newcastle.