Monday, December 23, 2024
BallinaVitrina e libritDRITA QË TË SHNDRIT MBI KOKË

DRITA QË TË SHNDRIT MBI KOKË

DRITA QË TË SHNDRIT MBI KOKË

Tym, zhurmë, muzikë,
birrë, raki, kafe, makiato…
ti shfaqesh si tabelë në lojën pikado.

I habitur shoh çfarë shohin të tjerët te ti:
njëri sheh flokët, tjetri sytë, dikush buzët,
secili magjepset me një pjesë të asaj fytyre,
të poshtrit shohin edhe më poshtë,
e psherëtijnë kur kalon pranë tyre.

Sorkadhe e trembur,
në malin urban ku bishat mprehin dhëmbët,
duan të të hanë pjesë-pjesë:
sytë, gojën, gjinjtë, belin, këmbët…
Unë e di që ti je më shumë se trupi yt,
dhe në heshtje të kërkoj ndjesë.

Të ndajnë në copa e thonë se je copë,
po ndonjëri ta do krejt trupin,
nga këmbët deri në flokë.
Jo, nuk jam unë ai, kurrë s’do ta bëja atë mëkat,
unë që rri e shoh aurën që të shndrit mbi kokë

Marre nga Libri: “Retorika e heshtjes” të Ag Apollonit 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT