Një bankë në Prishtnë është grabitur nga disa persona të panjohur sot reth orës 17:00.
Lajmi ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, tha Flora Ahmeti.
Policia është duke e hetuar rastin./