Saturday, April 20, 2024
BallinaLajmeSBASHK’u paralajmëron greva, ka disa fjalë për Qeverinë

SBASHK’u paralajmëron greva, ka disa fjalë për Qeverinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e ka paralajmëruar Qeverinë se mund të ketë grevë.


SBASHK-u  ka treguar për takimet me Minstren Nagavci teksa kanë shpejguar edhe punën e tyre që e kanë bërë pa ndihmën e askujt.

“SBASHK në takimet e shumta me Ministren Nagavci ka shprehur gatishmërinë për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Ka kërkuar SBASHK nga Ministrja që të ngrit në Qeveri kërkesën që të ndahet buxhet për të pajisur shkollat me mjete të punës për shekullin 21 në mënyrë që  të zëvendësohet  shkumësi  e shpuza  me lop top e projektorë. Kemi  ngritur zërin në këto takime edhe për trajnimet dhe kemi tejkaluar edhe pritjet tona duke organizuar , pa ndihmën e askujt, trajnime me mësimdhënës nga e tërë Kosova , aktivitet në të cilin kanë marrë pjesë 5000 punëtorë të arsimit”, thuhet në deklaratën e SBASHK-ut.

Tutje, SBASHK-u thotë se i kanë bërë Nagavcit edhe një kërkesë specifike që është një obligim moral dhe njerëzor.

“Kemi kërkuar me ngulm që Ministrja Nagavci të kërkojë nga Qeveria Kurti që të kryhet obligimi moral e njerëzor ndaj 400 punëtorëve të arsimit me sëmundje të rënda e të veprojë, se paku, siç bëri Qeveria Hoti, që siguroi mjete buxhetore dhe liroi nga procesi mësimor për një vit këta njerëz, që vuajnë nga sëmundjet nga më të rëndat, por  në vitin 2021 kjo nuk u realizua . Ne insistuam e apeluam  edhe për vaksinimin  e punëtorëve të arsimit dhe apeli ynë u dëgjua nga të gjithë dhe tani kemi me shumë se 95 % të punëtorëve arsimor të vaksinuar”, thuhet në komunikatë.

Sipas sindikatës, mësimdhënësit janë të gatshëm që procesin mësimor ta mbajnë në institucionet arsimore edhe përkundër rrethanave pandemike.

“Ne e  kemi thënë publikisht e në emër të punëtorëve të arsimit  se jemi të gatshëm e të përkushtuar , që pavarësisht vështirësive të mëdha të krijuara nga pandemia, të mbajmë procesin mësimor në institucione arsimore. Ne dëshmuam  do të dëshmojmë se jemi në shërbim të arsimit, por edhe në shërbim të kërkesave të anëtarësisë”, thuhet në komunikatë.

Sipas SBASHK-ut, ministrja Nagavci po nervozohet sa herë po paralajmërohen veprime sindikale por kjo që po bën SBASHK’u nuk është as shantazh as kërcënime por paralajmërime se greva mund të ketë.

“Ministrja Nagavci dhe Qeveria sikur nuk duan t’i shohin e t’i pohojmë gjithë këto angazhime tonat në shërbim të arsimit dhe  kurdo herë që mediet pyesin për paralajmërimet tona legjitime se nëse Qeveria nuk  i mbanë premtimet dhe fjalën e dhënë do të ketë veprime sindikale  Ministrja Nagavci nervozohet dhe përmend fjalët  shantazh dhe kërcenim”, deklaron SBASHK-u.

Ministrja Nagavci ishte edhe në takimin tonë me Ministrin Sfeçla dhe ne pezulluam  protestat e grevat për t’i dhënë hapësirë  dialogut dhe punës së  qetë të komisionit te ngritur për ligjin e pagave, por kërkuam afate dhe kjo është shumë e drejtë e po ashtu u deklaruam publikisht se nëse këto afate nuk respektohen në fund të marsit organet e SBASHK do ta dëgjojnë zërin e anëtarësisë dhe  nuk përjashtohen as veprimet sindikale, gjegjësisht grevat  dhe  Qeveria do të jetë përgjegjëse pse nuk ka mbajtur fjalën  dhe premtimin e dhënë. Ky nuk është As shantazh, as kërcenim , po paralajmërim me kohë se  grevë mund të ketë”, thuhet në deklaratën e SBASHK-ut. /

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT