Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritCIKEL POETIK ME POETEN MIMOZA XHINDI

CIKEL POETIK ME POETEN MIMOZA XHINDI

Si ikin vitet!

Kjo kohe e padrejte..

Iken e ikën ilegalisht!

Pse kaq shpejtë!?

Të pushojë nje çast,

te ndalet vetëm atëherë…

kur ,Unë jam e rrethuar me shoqerine.

Ah,sikur te rikthehen ato vite,

ne ato kujtime tek bukura

Te cilat u rikthyen sot, plot nostalgji.

Dhe jeta vazhdon,e vitet ikin prap

edhe më shpejtë për të ikur

pikërisht tani …

Eh,si ikin vitit…!

Per nje moment rikthehen ne memorjen tone. Por me shpirt ne ruajme miqesine..

Nate plot dritë

Kjo nate sonte ,e ndjej…

se si rrugës së vet kjo nate…

Ashtu sic erdhi edhe do ik..

Vlerat e njeriut mos i humbisni,

jetoni pergjithmon, si kjo nate plot drite.

Se di pse as vet!

Sa e bukur do te dukej kjo bote..

Me njerez te vertete!

Ku ne shpirt cdokush te kete vec drite.

Te kjo nate sonte dua te te shoh

Njerzit e pastër e të vërtetë..

E ndiej, e ndiej se kam të drejtë ,

te gjithe te jetojne plot dritë për jetë..

Sonte nuk dua të fle

Sonte nuk dua të fle .

Mbi jastëkët e zhubrosur ,

të njëjtën ëndërr shikoj ,

hija më prish flokët e dehur .

Filloj të pi një gotë raki ,

se kuptoj o marrëzi !

Pse kërkon sytë t’më nxjerrësh ?!

Pse më ndjek e më ndjek!

Sonte përsëri s’dua të fle ,

hijen dua ta kap e ta zboj .

Nga kjo botë ,nga ky dhe ,

lirinë të cliroj , të jetojmë !

U tregua me ne të gjithë ,

një vemje e keqe ,

Mosmirënjohëse në këtë jetë,

e pafytyrshme , pa besë e pa fe!

Balta

E urrej baltën , llucën erëkeqe ,

që vjen pas shirave ,ndot sheshe .

Unë dua livadhin me bar të njomë ,

dua midis tij lulet me aromë .

Balta është gjellë e djallit ,

që ndyn dasmën e djalit .

Balta është thartirë në kupë ,

që turpëron nuse e cupë .

Balta që tej kundërrmon ,

se mban erë korrupsion .

Ata që ligjet i shkelin lart,

mbi të tjerët hedhin baltë .

Nga balta kanë pasur ndot ,

si kohë më parë ,si dhe sot .

Kur në politikë s’ka rotacion ,

balta shtetin kudo e mbulon .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT