Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeMSH: Mbi 62% e qytetarëve të moshës së rritur janë vaksinuar plotësisht

MSH: Mbi 62% e qytetarëve të moshës së rritur janë vaksinuar plotësisht

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më shumë se 70 për qind e qytetarëve të kualifikuar kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.


Sipas njoftimit, mbi 62 për qind e qytetarëve të moshës së rritur janë vaksinuar plotësisht.

MSH-ja ka bërë të ditur se nivelet e vaksinimit në Kosovë janë ndër më të lartat në rajon.

“Ne duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar për ta bërë të mundur”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Njoftimi i plotë:

Kjo foto është e Marsit 2021, kur dozat e para të vaksinës COVID-19 arritën në Kosovë.

Që nga ajo kohë, muajve në vijim, falë profesionistëve shëndetësorë, vullnetarëve dhe partnerëve ne kemi bërë shumë përparim.

Më shumë se 70% e qytetarëve të kualifikuar kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa mbi 62% e qytetarëve të moshës së rritur janë plotësisht të vaksinuar, dhe nivelet tona të vaksinimit janë ndër më të lartat në rajon.

Ne duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar për ta bërë të mundur.

Por duhet ende të vazhdojmë.

Nëse nuk jeni vaksinuar ende, ju lutemi lajmërohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit për të marrë vaksinën, dhe kujdesuni që tre muaj pas dozës së dytë të merrni dozën përforcuese.

Bashkë ia dalim, andaj, nëse një nga të dashurit tuaj nuk është vaksinuar ende, bisedoni me ta dhe shikoni nëse mund të ndihmoni.

Le t’i bëjmë ato shifra edhe më të larta dhe le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur këtë pandemi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT