Thursday, September 29, 2022
BallinaLajmeKy rajon i Kosovës pritet të përballet me reshje të mëdha të...

Ky rajon i Kosovës pritet të përballet me reshje të mëdha të borës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë reshje të dendura bore.


Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se reshje më të theksuara pritet të ketë në rajonin e Dukagjinit dhe viseve të larta malore.

Mirëpo, IHK bën me dije se reshjet e borës nuk do të mungojnë as në viset mesatare dhe ato të ulëta.

“Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me riga të dobëta shiu për të rikthyer më tej në reshje mesatare dhe të dendura bore. Nga kushtet klimatike dhe relievit që ka vendi ynë, reshjet nuk do të jenë me intensitet të njëjtë në gjithë territorin. Më të theksuara priten të jenë në pjesën veriore të Dukagjinit dhe viseve të larta malore, mirëpo reshjet e borës nuk do të mungojnë edhe në viset mesatare dhe ato të ulëta”, ka njoftuar IHK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri në -2 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri në 3 gradë Celsius.

IHK ka rekomanduar nga ngasësit e automjeteve të kenë kujdes gjatë pjesëmarrjes në rrugë, për shkak të ngricave që do të shkaktohen si pasojë e temperaturave të ulëta.

“Sa i përket temperaturave ato do të ulën në dy vlerat ekstreme, por më e ndjeshme në vlerat e minimaleve. Kushtet biometeorologjike do të jen relativisht të mira për shkak të prezencës së elementeve dhe këtyre dukurive meteorologjike. Temperaturat minimale për gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -8 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius. Në viset malore përveç reshjeve të dendura të borës parashihen temperatura më të ulëta për 3-5 gradë Celsius, varësisht nga lartësia mbidetare. Ky mot me këto temperatura do të krijoj ëngrica si në viset e ulëta, po ashtu edhe në viset e larta, prandaj u rekomandohet ngasësve të automjeteve të kenë kujdes të shtuar në komunikacion”, ka bërë të ditur IHK.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT