Thursday, March 28, 2024
BallinaLajmeZëdhënësi i KEDS: Çmimi i rrymës pritet të rritet 30-40%

Zëdhënësi i KEDS: Çmimi i rrymës pritet të rritet 30-40%

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar se gjatë ditëve në vijim pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Buzhala ka deklaruar se KEDS-i e ka bërë kërkesën për rritje të çmimit në bazë të shpenzimeve që janë bërë.

Ai ka thënë se rritja do të jetë 30 deri në 40 përqind.

“Gjatë këtyre ditëve presim ZRRE-ja të marrë vendimin nga aplikimi që kemi bërë për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor. Presim të ketë rritje të çmimit, pasi kemi bërë kërkesën bazuar në formulë. Në bazë të shpenzimeve që i kemi pasur e kemi bërë atë kërkesë. E presim të ketë refleksion. Duhet ta cekim se do të ketë edhe një shqyrtim të rregullt pastaj në pranverë. Për tarifat që hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti e deri më 31 mars të vitit vijues. Është proces i rregullt, pritet sërish të ketë rritje. Por, ne nuk jemi autoriteti që vendos është ZRRE-ja. Fatkeqësisht do të jetë rritje relativisht e lartë. Do të jetë rritje 30 deri 40 për qind në bazë të vlerësimeve që i bëjmë, për të dy herët them. Por ende nuk kemi as shqyrtimin e jashtëzakonshëm e pastaj duhet bërë kërkesë edhe për shqyrtimin e rregullt”, ka deklaruar Buzhala në KTV.

Ndryshe, konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë.

Ky çmim do të jetë deri më 1 prill të vitit 2022, nëse KEDS-i dhe Furnizuesit për Shërbim Universal për Energji Elektrike nuk kërkojnë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT