Luajtur me fatet tona…
Aromë gjaku nana
Kosovë,
Akoma vjen ,
akoma s’asht tha,
Me at gjak asht vadit
kjo tokë,
Po përsëri amaneti në
mes u la.
A nuk po i nuhatni erën ,?
Nuk ashtë aromë parfumi ,
Që bleni kur shkelni
Evropën,
E,pra dijeni në këtë
tokë si lumi.
U derdh ai gjak që
gjakosi Kosovën.
Vetëm se kërkova
lirin,pamvarsin.
As andrra e bashkimit
me nanëloken.
Akoma nuk po ma
mbyll bukur historin .
Bashkimi me nanë
Shqipërinë.
Më vranë fëmijën ma
dogjën shtëpinë,
Përdhunun , më
përzunë mizorisht,
Në krahë e patëm
nanë ,Shqipërinë,
Dyert na i hapi ashtu si
duhet vllaznisht.
E tash Evropē pse më
bën fajtore?,
Mos vallë pushtova
fol më thuaj.?
Se mora armën ,dola
në llogore.
Se me nderin e vendit
tim nuk luj.
Aromë baroti akoma
në ajri nuhas,
A ka njeri tjetër si unë
që po e nuhat,
Prej shpirti më vjen
të bërtas e ulëras,
Se jemi një popull që kanë lujt ….
me tonin fat.
Autore Bukurie Buçpapaj