Simone Inzaghi beson se Interi meritoi të fitojë Superkupën e Italisë.
Interi e mundi në finale Juventusin duke shënuar golin e fitores në minutën e 120-të, ishte Alexis Sanchez heroi i zi e kaltërve.
Interi nuk e kishte fituar këtë trofe që 12 vite dhe Inzaghi është i lumtur që më në fund erdhi trofeu, që është edhe i pari për të në stolin e Inter.
“U ndeshëm me një skuadër shumë të fortë, që luajti si Juventusi, por nuk na krijoi shumë vështirësi. Pashë edhe shifrat, fitorja është e merituar. Donim që ta fitonim me çdo kusht këtë trofe”, u shpreh ai.
“Nuk është kurrë e lehtë që ti mundësh, edhe pse unë kisha precedentë në favorin tim përballë tyre në Superkupë. Jam shumë i kënaqur”.
“Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, kishte 12 vite që Interi nuk e fitonte Superkupën. Kishte kaluar shumë kohë për një klub si ky”