Friday, April 19, 2024
BallinaSportAncelotti i kundërpërgjigjet Xavit

Ancelotti i kundërpërgjigjet Xavit

Real Madridi ka fituar ndeshjen e djeshme me Barcelonën e cila shkoi në vazhdime.


“El Clasico” shkoi në shtesë pasi koha e rregullt përfundoi me barazimin 2-2, me “galaktikët” që ishin dy herë në avantazh. Më pas do të ishte Valverde ai që do të shënonte golin e fitores në minutën e 98.

Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti u shpreh i lumtur për këtë sukses, gjithashtu përgezoi edhe Barcelonën për lojën e zhvilluar.

Ancelotti ka thënë se kundërsulmi është arma më e fuqishme teksa ka thënë se loja ishte e barabartë dhe e merituam fitoren.

“Kundërsulmi është arma jonë më e mirë falë mesfushorëve dhe lojtarëve që luajnë në sulm”.

“Xavi mendon që Barcelona dominoi ndeshjen? Jo. Ishte e barabartë dhe e merituam fitoren”, deklaroi ai.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT