Sunday, December 22, 2024
BallinaLajmePolicia kap në flagrancë hajdutët në Mitrovicë

Policia kap në flagrancë hajdutët në Mitrovicë

Një rast i veprës penale “vjedhje e rëndë” është raportuar në orët e mbrëmjes të së enjtes në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre personat e dyshuar.


“Arrestimi i tre të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit në rrugën “ Driton Veliu” duke përdorur forcën kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter. Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale”, njoftoi policia.

Të dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT