Saturday, April 20, 2024
BallinaSportRonaldo: Nuk jam kthyer në Man United për vendin e gjashtë

Ronaldo: Nuk jam kthyer në Man United për vendin e gjashtë

Ronaldo nuk është duke kaluar momente të mira në Man United për shkak të pozitës të klubit, ai do më shumë nga Man United, është kthyer për gjëra të mëdha, për të fituar trofe para se t’i varë atletet.


Djajtë e Kuq momentalisht nuk janë skuadër serioze për titull dhe kjo s’po i pëlqen 36-vjeçarit që thotë se është kthyer në Angli për trofe.

Ronaldo tha se nuk dëshiron që ekipi i tij të përfundojë në vendin e gjashtë sepse nuk është kthyer tek ky klub për këtë synim.

“Ata (shokët e skuadrës, klubi) nuk duan të përfundojnë në vendin e gjashtë dhe unë gjithashtu nuk jam rikthyer për të zënë vendin e gjashtë. Unë kam ardhur këtu për të fituar dhe dua ta bëj këtë gjë”, u shpreh CR7.

Për këtë situata ai ka fajsuar ndryshimin e shpesht të trajnerve teka ka lavdëruar trajnerin e fundit.

“Së pari Solskjaer, pastaj Carrick dhe tani Rangnick. Kur ndryshon kaq shumë trajner është gjithmonë shumë e vështirë. Me Rangnick ne jemi përmirësuar në disa aspekte por na duhet kohë që ai të bëjë më mirë”.

Ronaldo ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar tri asiste në 22 paraqitje këtë edicion për Unitedin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT