Sunday, December 1, 2024
BallinaLajmePolicia tregon detaje nga ndalimi i materialit për referendum: I kthyem mbrapsht...

Policia tregon detaje nga ndalimi i materialit për referendum: I kthyem mbrapsht në Serbi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me ndalimin e disa automjeteve me targa të Serbisë, që po bartnin materiale për referendumin që po pritet të mbahet nesër.


Në një komunikatë për media nga policia, u tha se në hyrje të Kosovës kanë ardhur tri automjete në të cilat ndodheshin gjashtë persona.

Dhe gjatë kontrolleve në këto vetura u vërejt se një kamion kishte material që dyshohej se do përdorej për referendumin që pritet të mbahet.

Nga policia është ndaluar hyrja e këtij materiali, pasi nuk kishte leje përkatëse për transportim.

Personat që ndodheshin në këto automjete janë intervistuar, e më pas janë kthyer në Serbi.

KOMUNIKATA E PLOTË:

Policia e Kosovës mbrëmë në ora 21:40 në Merdare, ka ndaluar një veturë dhe dy kamionë me targa të Serbisë, me materiale për mbajtjen e referendumit në Serbi.

Bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në Kosovës e këtij materiali, i cili po transportohej pa leje përkatëse.

Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, kamionët janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit gjashtë persona me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi.

Rasti do të vazhdojë të trajtohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organet e drejtësisë.

Kujtojmë se çështja e referendumit sot pritet të diskutohet në një seancë të jashtëzakonshme që do filloj nga ora 14;00, seancë kjo e thirrur nga kryeministri Albin Kurti, pas refuzimit për mbajtjen e këtij referendumi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT