Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë- Podujevë ka ndodhur një aksident mes dy veturave, më saktësisht në fshatin Lluzhan, ku me ç’rast janë lënduar tre persona, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sot rreth orës 18:00,në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, theksoi Ahmeti.