Festim Kaçiku, djali i Komandantit të Brigadës 161 Ahmet Kaçiku, (i cili ra duke luftuar pak ditë pas masakrës së Reçakut), është shpehur i mlleforsur pasi krerët e shtetit nuk përmendën fare, Ahmet Kaçikun dhe bashkëluftëtarët e tij, në një ceremoni të organizuar në përkujtim të 45 viktimave të kësaj masakre, shkruan Gazeta Metro.
Festim Kaçiku ka reaguar pasi dje më 15 janar janë bërë 23 vjet nga Masakra e Reçakut, ndërsa liderët e vendit, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Glauk Konjufca, të cilët morën pjesë në ceremoninë e organizuar në përkujtim të 45 viktimave të kësaj masakre, nuk u kujtuan ta lartësojnë veprën e Komandant Ahmet Kaçikut.
“Babë, po të drejtohem ty, sot 23 vite pas asaj masakre makabre, nuk përmendet sakrifica jote e bashkëluftëtarëve të tu, që ranë nga 15 Janari deri më 19 Janar të vitit 1999 duke mbrojtur kufomat e duke mos e lejuar shtetin serb që ta mbulonte krimin e bërë”, ka shkruar ndër të tjerash Festimi.
Kush ishte Komandant Ahmet Shaban Kaçiku?
Ahmet Kaçiku lindi më 15 janar të vitit 1964 në fshatin Biti të komunës së Shtërpcës nga baba Shabani dhe nënë Velimja. Kishte kaluar një femëri të rënd, qoftë në aspektin ekonomik e atë shpirtërore, pasi që babë Shabani e kishte lënë këtë botë shumë herët. Nënë Velimja, heroina e gjithë bashkëluftëtarëve të Ahmetit, ashtu siç e quajnë, e kishte rritur me mundime fëmijët, edhe pse me mungesën fizike të bashkëshortit, ajo ishte munduar me çdo kusht të ishte baba e nënë, që fëmijët e saj të mos e ndjenin mungesën e tij. Nënë Velimja asnjëherë nuk e kishte shuar shpresën për një jetë më të mirë, sepse këtë po e shihte në sytë e djalit të saj, në shtyllën e shtëpisë, në Ahmetin e nënës, që po e rriste për t’ia falur atdheut.
Me rastin e shpërthimit të demonstratave, më 3 prill të vitit 1981, Ahmeti me shokët e shkollës kishte dalë në mënyrë të organizuar në qytetin e Ferizajt. Me gjithë përpjekjet e disa arsimtarëve për t’i penguar nxënësit që të mos dilnin në demonstratë, Ahmeti me shokët e tij ik nga shkolla dhe u bashkohet demonstruesve.
Në dhjetor të vitit 1994, kur Ahmeti po kthehej në Kosovë, në kufirin Maqedoni-Kosovë, policia serbe ia merr pasaportën. Si shkas i konfiskimit të pasaportës ishte vizita e tij në Shqipëri dy vjet më herët. Më vonë, për ta mbajtur familjen, Ahmeti u detyrua të punojë punë ndërtimtarie.