Rexhep Mitrovica.Tirane 1943
Në kohën kur gjermanët urdhëruan që të burgosën hebrejtë dhe romët,pas ndërhyrjes së Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Ago Agait e Vehbi Frashërit, ky vendim nuk u zbatua, përkundrazi, iu mundësua hebrejve që përmes korridorit të sigurt nëpër Drenicë, të tërhiqen deri në Shqipëri e tutje.
Rexhep Mitrovica punoi e luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare. Kur pa se italianët po i favorizonin forcat malazeze, goditi rënd ushtrinë e tyre duke shpejtuar rrënimin e saj.
Kjo veprimtari e tij ra në sy të fashistëve italianë, të cilët në gusht të vitit 1943 e arrestuan. U dënua me akuzën “për veprimtari kundër regjimit italian në Shqipëri”. Ndonëse mbi të u ushtrua një dhunë e paparë, ai nuk u përkul, nuk u thye shpirtërisht.Qeveria e Rexhep Mitrovices 5 nentor 1943- maj 1944:
Në maj 1944, jep dorëheqjen si kryeministër dhe kthehet në Kosovë.
Kryeminister : Rexhep Mitrovica ;
Min. Brendshem, Xhaferr Deva;
Min. Jashtem Bahri Omari;
Min. Mbrojtjes Gjen. Prenk Pervizi;
Min. Finances, Sokrat Dodbiba;
Min. Botnores, Musa Gjylbegu;
Min. Drejtesise, Rrok Kola;
Min. Kultures, Kol Tromara;
Min. Arsimit, Eqrem Cabej;
Min. Ek. Komb. Ago Agaj;
Zv/Min. Jashtem, Vehbi Frasheri.