Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka është rikthyer të flas sërish për golin e shënuar për Zvicrën kundër Serbisë.
Zvicra para disa viteve bëri hapin e madh duke mposhtur Serbinë me rezultat 1 – 2, ku dy golat i shënuan Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, transmeton lajmi.net.
Dje, derisa ishte drejtpërdrejt në “TikTok”, Xhaka është pyetur lidhur me këtë ndeshje. Ai tha se është ndeshja që ka pasur emocionet më të mëdha sidomos pas golit të shënuar dhe festës me shqiponjë.
“Emocioni më i madh deri sot në karrierën time ka qenë loja ndaj Serbisë në Rusi, ku dhashë edhe unë gol, por edhe Shaqiri. Ato kanë qenë emocionet që nuk mundësh të i përshkruash me fjalë. Shqiponja e bërë ka qenë spontan”.
Tutje, Xhaka foli edhe për kartonin e kuq që mori së fundmi ndaj Liverpoolit. Ai e pranoi se ishte fajëtor.
“Ka qenë një faull shumë gjigand. S’ka faj ai (arbitri), ke për karton të kuq. Unë jam shumë real, e pranoj kur është karton i kuq dhe kur jo”, nënvizoi ai.