Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeInfektohen 30 nxënës, mbyllet shkolla në Deçan

Infektohen 30 nxënës, mbyllet shkolla në Deçan

Shkolla Fillore “Lidhja e Prizrenit, në fshatin Carrabreg të Komunës së Deçanit, është mbyllur përkohësisht, për arsye të numrit të lartë te të infektuarve me virusin korona, shkruan Gazeta Metro.   


Gazeta Metro ka mësuar se nga testimi i nxënësve në Shkolla Fillore “Lidhja e Prizrenit”, në fshatin Carrabreg, 30 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Nga numri i lartë i të infektuarve, është marrë vendim që shkolla të mbyllet fizikisht.

Ndërsa, duhet theksuar se sot në Kosovë të infektuar me koronavirus kanë rezultuar 720 raste të reja dhe një viktimë.

Siç mund të shihni edhe nga të dhënat e tabelës më poshtë, 30 të infektuar janë të moshës 0-9 vjeç. Nndërsa nga 10-19 vjeç, kanë rezultuar 159 persona

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT