Friday, March 29, 2024
BallinaLajmeRama njofton se ka nënshkruar një vendim për çështjen e qenve endacakë

Rama njofton se ka nënshkruar një vendim për çështjen e qenve endacakë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e trajtimit të qenve endacakë, shkruan Gazeta Metro.


I pari i kryeqytetit ka thënë se do të angazhohet edhe në shtimin e pikave ushqyese, nga 5 në 20 sosh.

“Sot e nënshkrova kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin. Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20”, ka shkruar Rama.

Ky është njoftimi i plotë:

Qysh në ditët e para jemi marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë.
Sot e nënshkrova kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin. Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20.
Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT