Kadri Prishtina, i njohur dhe si Hoxhë Kadri Prishtina, ishte klerik, ditunar, atdhetar, politikan, diplomat, publicist e jurist. Ishte themeluesi dhe drejtuesi i lëvizjes “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Pas Kongresit të Lushnjes u zgjodh Ministër i Drejtësisë në shtetin e sapoformuar. Shërbeu si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, duke përfaqësuar Prefekturën e Dibrës dhe të Kosovës. Ka punuar si avokat në Shkodër, ku botoi revistën mujore “Udha e s’Vërtetës”.