Në mesin e viktimave është edhe një djalë nën moshën 9 vjeçare nga Prizreni. Viktimë është edhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi 80 vjeç. Dy nga viktimat janë nga Gjilani, një nga Mitrovica, një nga Deçani dhe një nga Kaçaniku.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.764.421 doza të vaksinës, Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950. Në total numri i rasteve aktive është 28.751