29 Janar 1595 – Tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta” e Uilliam Shekspir, vihet për herë të parë në skenë në Londër. Krahas Hamletit, “Romeo e Zhuljeta” ishte pjesa më e shfaqur e Shekspirit dhe jashtëzakonisht popullore, qëkur ai ishte gjallë. Ajo ishte gjithashtu një nga dramat e para shekspiriane të shfaqura jashtë Anglisë. Një version i shkurtër dhe i thjeshtëzuar i saj, u shfaq në vitin 1604 në Bavari të Gjermanisë.