Friday, February 23, 2024
BallinaKulturëArtArtizanati i Kukësit, tradita dhe historia

Artizanati i Kukësit, tradita dhe historia

Prodhimet e artizanatit të sotëm kuksian, janë në vrazhden e traditave shekullore që datojnë nga koha Ilire. Ka qenë shumë e lashtë tradita e pocerisë, e cila në rrethanat e sotme mund të konsiderohet e zhdukur.

Vetem disa dekada më parë, në varret e zbuluara gjatë kërkimeve arkiologjike u zbuluan çantë leshi grash në Shëmri, në fshatin Kolsh, në afersi te Kukësit, janë gjetur objekte poçerie, te zbukuruara me vizatime artistike, e të prodhuara nga vendasit.

Edhe gdhendja e gurit, drurit, punimi i hekurit kanë qenë perdorur gjeresisht

Punet e dores se grave jane ato qe me se shumti I kane rezistuar kohes deri ne ditet e sotme. Qilimat e sixhadet e prodhuara nga grate kuksiane jane te nje cilesie te larte, te bukura dhe shume te preferuara ne tregun shqiptar dhe te huaj.

Keto prodhime para 2 dekadave eksportoheshin nga Shqiperia ne disa vende te Europes, dhe ishin teper te kerkuara. Prodhimet e artizaneve Kuksiane, kane qene po aq te famshme, sikurse dhe prodhimet e artizaneve te Korces dhe te Krujes.

Nje vend te rendesishem ne punet e dores se grave ze edhe pergatitja e kostumeve tradicionale popullore te grave dhe burrave. Ato jane ruajtur origjinale dhe janë një shprehje e qartë e identitetit Kuksian.

Sot jane te paket personat qe vishen me keto kostume gjate diteve te zakonshme. Kete gje e bejne vetem njerezit e moshuar, ose edhe rinia, por ne fshatra te thella ku kushtet klimaterike diktojne mbajtjen e tyre. Keto kostume shpalosen me gjithe bukurine e tyre vetem gjate festivaleve folklorike, festimeve te tjera popullore, apo dasmave.

Kostumi tradicional konsiderohet nga populli si nje element identiteti qe e dallon nga krahinat e tjera te Shqiperise. Kostumet popullore, sidomos te grave, shquhen per bukurine, elegancen, koloritin e pasur dhe shumellojshmerine. Ato jane unike ne llojin e tyre. Larmishmeria e kostumeve te grave, eshte aq e madhe sa brenda rrethit te kuksit , ato ndryshojne thelbesisht njera nga tjetra.

 Ne baze te ngjashmerive, mund ti grupojme ne disa lloje, qe jane:

Kostumi i zones se Lumes

Kostumi i Bushtrices

Kostumi i Shishtavecit

Kostumet e burrave qe jane te gjitha te punuara nga shajaku, kane me shume elemente te perbashket. Sipas tradites se vjeter te popullit, te gjitha vajzat e reja pa perjashtim, kur martoheshin, mernin me vehte pajen e pergatitur nga duart e tyre.

Aty perfshiheshin te gjitha nevojat qe do te kishte familja e ardhshme per te gjithe jeten. Ne kete “industri” shtepiake vendin kryesor e zinin prodhimet e leshit, per shtroje dhe mbuloje, veshja e perditeshme per te gjithe pjestaret e familjes, e cila duhej te ishte e tille qe ti pershtatej klimes se ashper, menyres se jeteses se malesoreve, e lidhur ngushtesisht me blegtorine dhe pyjet. Sot kjo tradite eshte braktisur nga brezi i ri.

Eshte hequr dore nga prodhimi i veshjeve, i qilimave dhe sexhadeve vazhdon, por jo me permasat e dikureshme. Disa prodhime qe dikur beheshin nga leshi, tashme jane zevendesuar nga grepi, shtizat, e te tjere.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT