Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritE shtuna poetike me poeten Alma Jaku

E shtuna poetike me poeten Alma Jaku

ART

…Libër e mendoj unë veten,
Kur ti mëprek me gishta lehtë,
Një libër që kurrë nuk tretet,
Dhe ti shenjon përmbi çdo fletë.

Përherëe mendoj veten telajo
Kur ti më ngjyen me gishtërinj,
Të duhen shumë, shumë ylberë,
Për çdo lule që në shpirt më ndrin!

Po nëse bëhem pentagram
Me ç’çelës Sol do t’më hapish ti?
Mbyll veshët, Uliks, sirenë unë jam,
Nuk pëshpëris, jam simfoni!

RRËFIM

U rrefeva unë, At,
Po nuk ndjehem penduar!
Mëkatin të shenjtë e kam,
Vetë Hyu më tha : Të duash!

Perëndi ! Desha si e çmendur,
Pa pritur asgjë nga ai,
Shtizë e Pilatit më dhembi,
Stigma më preu në gji.

Veç Krishti përtej në kryq,
M’i kuptoftë mua dhëmbjet!
Kupidi i marrë le të gjykohet në Had,
Me kusht që veç emri mos t’i tretet!

KURTH UDHËTARËSH ËSHTË QYTETI

Kurth udhëtarësh është qyteti.

Në portat e tij të hekurta qëndrojnë ushtarët,
Më pyesin se kush jam, më pyesin përse duhet të hyj në qytet,
U them të më dëgjojnë rrahjet e zemrës,
U them se dashuria ime më pret.

Nuk besojnë. U them se dashuria është mbretëria ime,
Nxjerrin shpatat më tregojnë heshta, shtiza gjithfarë,
Vonë e kuptova se vetë ushtarët qënkan të plagosur,
E kuptoj se plagët e dashurisë ende nuk u janë tharë.

Vërtitem rreth mureve të qytetit,
Më pyesin nëse jam e zënë rob a sundimtare e mbretërisë,
U them se tani as vetë nuk e di,
Di vetëm se kurth udhëtarësh është Qyteti i Dashurisë!

DASHURITE E ZEUSIT

Njëmijë dëshira,
Me etjen që më lexohet në sy,
Ja tek fryjnë deshirat mbi lulet- fryrëse,
Veç për të puthur ty.

Njëmijë dëshira,
Që ngjiten majemalit të Olimpit të Vjetër,
Më marrin me vete me krahë fluturues
Veç ty për të gjetur!

Njëmijë dëshira,
Dhe vetë Detet marrin flakë
Oh zjarr i dashurisë, Prometeu të ndezi,
Që të mund të dashuronte vetë Zeusi Plak!

EVË

Lindi mëngjesi këtu tek unë,
Atje tek ti e kaltërt bie mbrëmja
Si dielli e hëna dashuria jonë qarkon,
Dhe vetërruzullin e mbushim me brenga.

Nëse bota do të ishte e pafundm,
Të mos ishin detet, këta male ëndrre,
Ti do ishe Maratonomaku im,
Lajme dashurie të sillje çdo mbrëmje!

Si një Charter, një Tren ekspres,
Globit i sillem rrotull , dhe mendjes,
Kur avionët, raketa shpallen si sukses,
Më mjafton të dua si në kohën e Evës!

LARG

Pa më pyete, ti erdhe gjatë natës
I ndjeva buzët e tua në qafë,
Një zjarr më përfshiu gjithë trupin.
Mijra kilometra si nuk e shuan këtë flakë?

U përpoqa të të shkas duarve,
Mes shtratit, mes murit, mes teje
Si gazela e brishtë që pret tigri në qafë,

..dhe unë, sa fort që e dua këtë dhëmbje!…

LULET E VONA

Ai më puth në cep të buzëve lehtë,
Por unë e ndjej stuhinë në ditën e qetë.

Butësia e tij ma kërcënon gjithë qënien time,
Tani i trembem pasionit tim, rrëmbimeve.

I trembem luleve të vjeshtës së vonë,
Me aromën e tyre më joshëse, më të fortë.

Lulet e dëborës që çelin mes borës acar,
Janë më të qëndrueshme se lulet e pranverës së parë!

SHTRIGËSI

T’u luta sonte që të rrish me mua,
Të shkrijmë dëborën në brinjë;
Me çdo njerëzore që sjell imagjinata,
Koded magnetike le t’i shkrijmë!

Por harta e ngatërruar e ndenj-mendjes tënde
Si në një xhungël më lë paprit’ tëshkretë;
Pa pasë nevojë të ngrihem majë këmbëve,
Ca nyje – lëmsh lidh si shtrigë, lehtë-lehtë.

Dhe të ndjek pas, në Saharë e Stuhi,
Në bjeshkët e përgjumura të gjej e të kap,
Me këngët sekrete të shpirtit bëj shtrigësi,
Qoftë në acar, në rrebesh, a vapë.

Sepse të dua në orët kur bie mbrëmja,
Dhe në orët kur Drita shpallet mbi Botë,
Kur puthjet tona shndrrohen, nga forcë e magjisë,
Ne yje qiellor që nga lart na mbrojnë.

TË KISHA HARRUAR

Po si të mos vish ?

Si petal kumbulle,
I hijshëm,
Si qershi në degë,
I bardhë !
Dhe tani pyes veten,

Pranverës

Si mund t’i bëj ballë ?…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT