Sunday, December 1, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikHistoriKur Nënë Tereza zbriti në Rinas në vitin 1989 “…për të puthur...

Kur Nënë Tereza zbriti në Rinas në vitin 1989 “…për të puthur tokën shqiptare përpara se të vdesë”

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka postuar në rrjetet e veta sociale dy fotografi historike: Momentin kur shenjtorja Nënë Tereza prek tokën shqiptare për herë të parë pas dekada vitesh pritje.

“Në gusht të 1989-ës, pas shumë vitesh refuzimi të vizës hyrëse nga ana e autoriteteve komuniste, me dëshirën “…për të puthur tokën shqiptare përpara se të vdesë”, Nënë Tereza vjen në një vizitë zyrtare disa ditore gjatë të cilës ndalon edhe në varrezat e Tiranës, aty ku prehen eshtrat e së ëmës Drandes e të motrës Ages, të cilat nuk i kishte takuar më mbas largimit nga familja në vitin 1928.

Vizita e saj, e organizuar dhe e kontrolluar nga zyrtarët e kohës, do të përcillej në mediat e huaja nga fotoreporteri Michel Setboun, i cili rastis në Shqipëri edhe në marsin e vitit 1991, teksa kremtohen meshët e para mbas një periudhe të errët ateizmi. Në kishën e Tiranës e në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, Nënë Tereza e Kalkutës, çmim Nobel për paqen, i drejtohej me lutje popullit shqiptar.

E përkujtojmë sot në Ditën e Shenjtërimit të saj, me këtë përzgjedhje imazhesh nga Michel Setboun, disa prej të cilave pjesë e ekspozitës “Michel Setboun, fotoreporteri në kohën e duhur”, çelur në Muzeun Marubi gjatë vitit 2022”, shkruan Muzeu Marubi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT