Sunday, April 20, 2025
BallinaKulturëTEK LIVADHI I DIELLIT-SYHEJL HAVOLLI

TEK LIVADHI I DIELLIT-SYHEJL HAVOLLI

Pse të mos vazhdojmë

Kur ka kaq shumë gurë stralli

Nën shkëlqimin e yllit

Që po na ndrit të ardhmen

Binarët u shkrin

Treni i mallkimit u tret

Sërish marrë udhë

Lodhja nuk më merr

Shpirti nuk e njeh

Është rrënjë e thellë

Sërish marrë udhë

Atje ku prehet shpirti

Kah hija e padukshme

Mallëngjimi më vlon në gji

Atë që ma rrëmbyen

E gjeta

Shtatë pash mbi qiell

Tek livadhi i Diellit

Dritë stralli në damar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT