Ajo po qëndron mbi qëpallat e mia
Flokët e saj tek flokët e mi
Ajo ka ngjyrën e syve të mi
Ajo ka trupin e dorës sime
Ajo mbështillet në hijen time
Si një gur kundrejt qiellit
Ajo nuk do t’i mbyllë kurrë sytë e saj
Dhe ajo nuk më lë që të fle
Dhe ëndrrat e saj në dritën e shkëlqyer
E bëjnë diellin që të avullojë
Dhe unë qesh dhe qaj dhe qesh
Flas kur nuk kam asgjë për të thënë
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Puthja, 1895, Edvard Munch