Friday, March 14, 2025
BallinaLajme5 viktima nga koronavirus: Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së

5 viktima nga koronavirus: Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 5 viktima nga koronavirus, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 1 mijë e 140 persona.


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit të IKSHP, ku thuhet se nga koronavirusi kanë vdekur 5 persona ndërsa janë infektuar 1 mijë e 140 persona.

Sot janë shëruar 3 mijë e 624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198 mijë e 645.

 Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

09 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.312 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.796.305 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 90.619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.767 testime, 1.140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 5 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 3.624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198.645.

Në total numri i rasteve aktive është 18.506

l
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT