Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritDEDIKUAR NENOKES TE MIKESHAVE TE MIA NE PERVJETORIN E PERJETESISE!!...

DEDIKUAR NENOKES TE MIKESHAVE TE MIA NE PERVJETORIN E PERJETESISE!!…

…”Kur humbet Nenoken, bota ka ndryshuar, per secilin nga ne nuk eshte me e njejte….!!!”
…. Ju sot keni pervjetorin e Nenokes tuaj miket e mia!!
Ju lutem putheni foton e Nenokes tuaj ne krye te varrit.!!
Putheni te ngrohet edhe me frymen time!!
Putheni Nenoken tuaj edhe per mua si ju puthni foton e Nenokes time!!
Te gjitha “Nenoket” nje veshtrim kane, te thelle, te permalluar…!!
Sa pak i dime vlerat njerezve me te dashur, kur i kemi mes nesh.!!
Por kur i kemi humbur vetem atehere ne ua dime vlerat e verteta.
E humbet Nenoken Tuaj dhe askush nuk eshte aty si Ajo, qe te vazhdojh te kujdeseth per Ju!!.
E humbet Nenoken Tuaj dhe nuk ka kush te te prese ne pragun e deres ashtu e heshtur me duart poshte perpases qe mbaje per pasterti!!
E humbet Nenoken Tuaj, vetem Ajo e dinte pse Ju nervozoheshit, vetem Ajo ju shikonte ne drite te syrit dhe ju qetesonte shpirtin, e trazuar nga dallget e Jetes te pamershime, askush nuk i ka keto veti te depertoje ne cdo kapilar te gjakut tuaj, ne cdo qelize te trurit tuaj, ne thellesi te cdo mendimi tuaj.!!.
E humbet Nenoken Tuaj dhe do Ju mungoje prania e saj ne tavolinen e ngrenjes dhe askush nuk do e kuptoje ate shikim qe Ju hidhte kur fillonit te hanit ushqimin, vetem nga menyra e te ngrenit Nenokja e dinte ne, se ishit te nervozuar, apo hanit te qeta dhe me oreks.!!
Ee humbet Nenoken Tuaj dhe me bindje, askush nuk do tju doje, ashtu si Ajoi Nenokja, qe Ju ka dashur me shume se veten e vet, se vetem Ajo, Nenokja Juaj di te doje ne ate menyre !!
E humbet Nenoken Tuaj dhe nuk do te vijne me ato caste, kur bisedonit vetem me ane te syve per shqetesimet e familjes dhe te punes. !!
Ne shume momente nga me te paimagjinuara, qe mund te ndodhnin ishte zeri i saj qetesues: “Kujdes, mos u rrembeni, ka gjithmone nje zgjidhje”.!!
Ishte Ajo amortizatori i te gjitha shqetesimeve tuaja!!.
……E humbet Nenoken Tuaj si edhe une Nenoken time dhe e ndjejme shume kete sidomos tani ne kete moshe, ne kete gjendje shpirterore, kur po na ikin edhe shume shoke e miq te vertete, po ngelemi pak , shume pak njerez te brezit tone me vlere…!!.

Pirro Minella Millona

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT