ME KOKEN NE DORE
Hija ime më ndjek gjer tek lumi
Gjer tek lumi më ndjek dhe qielli,
Në lumë futen një miljarde yjesh
Drejt detit që më do dhe e dua
Qielli im stolisur me inxhi,
Me një lumë yjesh mes per mes;
Lagunës lundron koha ime plle:
Më përkëdhel me shushunja dhe iriqë!
E marr kokën n’dorë, si fener,
Të shoh rrugën që më çon më tej,
Të futem në anije Labia
Dhe t’arrij, kur fisi të marshojë.
……………………………………………………………….
BINDJE
Vetëm dita ditën e pushton
Kur njëra hyn e plotë në tjetrën.
Nata e gjatë – nga dita e plogësht,
S’ka natë kur s’të mjafton dita.
Kalit të ditës ia vunë ngosën
Të kuptohet si të venë punët
Rreth dëshirës që merr flakë,
Rreth vullnetit që zhvendos kodrën
E u jep krah pëllumbave në qiell.
Te okullisti i zhvendosën sytë
Për ta bindur kohën e vet
Se uji mundet të vete edhe përpjetë
Po s’kuptojnë se kthimi i tij
I bart lëmishte të pavlershme.
…………………………………………….
QENDRA E BOTËS
Oeneumi është qendra e botës, qendra e ligësisë.
Qendra e goditjeve, e shprehjeve mjaft të lira
Të gjysmë kokëve, gjysmë fytyrave, të marrëzisë
Që i kundërmojnë këmbët, po edhe gojot e shlira .
Nuk prek sall ku s’dhemb, po edhe mu në zemër
Që s’mundja e egër të marrë përmasa t’jënjëshme,
Të mos thuhet se zemra s’ka rënë në thembër
E s’ka fuqi për të qenë në etnikun e zëshme.
Çdo gjë drejtuar nga qendra e lashtë sa Dielli,
Në sprovë pozitash të Hënës që nga maji në maj
Nëpër gryjën e qafëshkurtërve, që i pret qielli
Të treten vesë para diellit, kënga t’u bëhet vaj .
Qendra minohet nga sytë, që haroheshin n’Hënë,
Prej nga përcillnin e përcjellin çdo gjë që lëviz.
Oeneumi di të flasë , po hesht, këngës i ka dhënë
Mundësi të bëhet pip i ri shartimi në një muriz.