Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritRikrijimi-poezi nga Moikom Zeqo

Rikrijimi-poezi nga Moikom Zeqo

Harrimi sulet mbi ditët tona të bardha

të dashurisë,

duke thyer kujtimet ashtu si gotet kur pushtuan

Durrësin e lashtë

thyen statujat e tempujt e tij me shpatë

Kështu shfaqet harrimi me fytyrën e Atilas,

po dihet fare mirë si përfundoi ai,

unë mbledh copat e statujave të thyera,

prej tyre të gjallë si të të rikrijoj prap ty?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT