Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritBALTA E KUQE-POEZI NGA ZYBA HYSA

BALTA E KUQE-POEZI NGA ZYBA HYSA

BALTA E KUQE

(Kushtuar vendlindjes)

Nese në Kosove çelin bozhure*,

Në vendlindjen time, e kuqe është balta,

Nga gjaku i dedhur në luftra absurde,

Nga përzierja e gjakut me tokën e djegur,

Shumë pak mbeti dhe’, u shndërrua hekur…

Malet Shebenik – Jabllanicë,

U pagëzuan me emrin “Malet e Kuqe”

Mbase është legjendë,

Mbase thjesht gojëdhënë,

Mbase e vërtetë,

Por gjaku i dedhur u dha ngjyrën e vetë!

Diku kam lexuar,

Dhe Shkumbi im është Lumë i Shenjtë!

Nga buron,e nga udhëton,

Gjithë njërëzit e tij i mbronte një Zanë,

Thonë që ajo lindi dhe një dragua,

Sqsa të gjitha gratë pamjen e saj kanë,

Burrat si dragoi mbrojtën çdo pëllëmbë…

Gryka e Shkumbinit ç’bukuri magjike!

Rrit kënga e lumit, sa plisa, aq lisa,

Strehë për arbënorët,

Shekujve përleshur me ushtri armike,

Dhe shkëmbinjtë e lartë u kthyen në topa,

Gjithë ushtarët turq u zhdukën,

I përpiu toka!

Kur turku pushtoi gjithë Arbërinë,

Sulltani urdhëroi: “Digjni Grykë Lumin,

Të mos mbijë më bimë,

Të shkrihen shkëmbinjtë,

Q’racës arbnore, t’i presim fuqinë!”

Nga mesjetë e herëshme,

Kohë pas kohe, merren me pyjet,

Në komunizëm u shpyllëzua me rrënjë,

I zdukën lisat,

Por nuk zdukën plisat,

Brenda gjirit tyre kishin ruajtur farë,

Dhe kohë pas kohe,

Bëhet pyll i madh!

Po ashtu, shqiptarët,

Si lisi i Dodonës rritur mbi Tomorr,

Dhe kur e presim gjer në rrëzë,

Shumë filiza zënë,

Autoktonë jemi,

Kështu kemi qënë!

Nese në Kosove çelin bozhure,

Në vendlindjen time e kuqe është balta,

Nga gjaku i dedhur në luftra absurde,

Nga reaksioni i gjakut me tokën e djegur,

Shumë pak mbeti dhe’, u shndërrua hekur…

*bozhure = lule gjaku qe çelin vetëm në Fushë Kosovë, ku janë bërë dy beteja anti – osmane, ku gjaku me origjinë ilire shkoi gjer në gju të kalit…por hakun e mori Gryka e Shkumbinit nën udhëheqjen e Gjergj Aranitit dhe Skënderbeut…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT