Saturday, March 15, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Lumturije Fortuzi

Cikël poetik me poeten Lumturije Fortuzi

RININE MA VERBOVE
O e embel pite mjalti,
ere mira trendeline,
ma verbove moj rinine,
ty moj vec me shohin syte,
vec teje nuk ka te dyte.
Gershetat si grure i pjekur,
kur ti shoh ne kurriz ,pleksur,
me leshojne syte xixa,
me duken njerzit si miza.
Mes keputur ,e gjate,e holle,
ktheji syte nga une o vashe,
Jam i ri,jam nje shqiponje.

………………………………………………………….

SHOQERI?
Nate,qetesi,
vec dritat e rruges
cajne erresiren
dhe une mendoj e mendoj ,perseri.
Perleshen mendimet
kesaj nate te qete,
zbardhjen e dites
presin ,te shprazen ne driten e lehte.
Ne shoqeri hipokrizi?
Ta thuashe eshte e veshtire,
nuk eshte e lehte,po e vertet,
jo te gjithe jane te sinqerte.

………………………………………………………..

DITE DIMRI
E nxire e nates iken larg
per tu kthyer ne mbremje prap.
U zbardh pak nga pak qielli ne lindje,
rrezet e para te diellit shperthejne si lule.
Bryma e shkelqyer e mengjesit te ftohte,
e qendisur si bore e holle mbi toke.
Nje tis velloje ngrihet nga ngrohja,
nga dielli i arte perseri ngjallet bota,
malet kuror bore te kenaqin syte,
si hijeshi e natyres nuk ka te dyte.
E kendeshme ,nis dhe kjo dite e re,
e ftohte,me diell,e qeshur,pa re.

………………………………………………..

Pylli
Bije shiu lehte ,si lotet nen qerpik,
fryn ere trimoshja gjethet tund me gisht.
Pushoi shiu e shkoi ne vend tjeter mik,
si gershet i vajzes ,deget pleksur liksh
Pylli i dendur,pemet ka zgjatur lart,
pershendet qiellin duke tundur majat.
Lendina ne mes,cel lule e bar,te blerte
rritur nen drure e gjethe ne dege.
Ne strofull nje dhelper,pergjon nje lepur,
pret te dale frikacaku qe eshte duke fjetur.
Mbuluar nen deget e dendura gjethe plot,
presin te linde dita dhe te kercejne sot.

…………………………………………………………….

ME SY TE LODHUR NGA PRITJA…..
Rrokullisen mendimet si guret nga mali,
te vrasin,te lendojne e te dhembin fort.
Nga shpirti i lidhur,si Prometeu ne shkemb,
rrjedh gjak e asnje nuk e shikon, e kote.
Flamuj valeviten ne cdo cep te Shqiperis,
te skuqur nga gjaku i te reneve,me kohe,
per te shpetuar veten dhe Europen qe harroi.
Shqiponja ,rojtare e tokes meme,
ne flamur ka mbetur besnike gjithmone.
O e bukura Shqiperi,
shoh limfen tende te re te dale nga damaret e tu.
Me syte e lodhur nga pritja e gjate,
shikon gjithmon nga perendimi,
duke shpresuar,me BE per tu bashkuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT