Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poetin Edmond Shallvari

Cikël poetik me poetin Edmond Shallvari

LLUSTRA!
Pas rëndeses nga balta
Pas plakjes nga veshja
Një llustër si nata
Këpucëve të zeza.
Një llustër si lëkura
E bellustë e ketrit
Dhe të tjera llustra
Këpucët e Edit.
Të Edit tim
Të voglit Ed
O Zot, çfarë llustrim
Këpucësh serbes.
Serbes në ecje
Në ulje serbes
Mburrje adoleshente
Fluturim në qiell.
Me këpucët llustruar
Sot ëndrrash ec.

…………………………………………

JETIM
Të mos besosh Atdheun, e tmerrshme tmerrësisht
Sepse Atdheu fle, sepse Atdheu hesht
Sepse kur flet Atdheu, më flet aq mosbesisht
Sa veshëve s’ju besoj, sa herë Atdheu flet.
Mos prisni të bëj gafë, ju patriotë mjeranë
Të suleni akuzash për antiatdhetar
Ju për Atdheun jeni më e pandreqshmja gafë
Mjer unë dhe Atdheu për të pafatshmin fat.
Nuk më mërzitet kurrë Atdheu për akuzat
Për mosbesimin tim, e di që kam të drejtë
U bind se sa shëmtuar ja lyejnë trupin furçat
Furçat e atyre që ma vodhën Atdhenë.
Hajdutët pengmbajtës të Atdheut tim
Ç’më lanë kësaj bote, endacak, jetim.

………………………………………………………..

Vajzë-madamë
Ke një bukuri më tepër se më parë
Më tepër se më parë ke një fisnikeri
Dyfish të dua moj vajzë-madamë
Nuk paska moshë për një dashuri
Për një dashuri mes shpirtit dhe trupit
Mes trupit dhe shpirtit për një adhurim
Nuk ngopet deti me ujrat e lumit
As qielli me yjet nuk ka ngopësi
Jam det, jam qiell, je yll, je lumë
Brenda meje rrjedh, pa shterruar kurrë

………………………………………………………….

Ti je dashuria, unë mëkati i saj


Ti je dashuria, unë mëkati i saj
Ti mëkati je, i mëkatit tim
Nëse ti je engjëll e unë qenkam djall
Kalofsha dy ferresh, të Zotit dënim!
Ti je e ardhmja, e shkuara unë jam
E të ardhmes sime, e shkuara ti je
Nëse unë jam engjëll e ti qenke djall
Të kam fal’ parajsën, ferrin tënd ma jep.
Mos beso në mua kur engjëll të shfaqem
Kthehu në demon, sulmu të më shkyesh
Se dhe unë, e dashur, më shumë do kënaqem
Kur ti shfaqesh engjëll, unë në demon kthyer.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT