Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritUdhës kah ti - poezi nga Donika Dabishevci

Udhës kah ti – poezi nga Donika Dabishevci

Nisem drejt teje

si drejt preje

me t’u vërsulë

me t’u dhanë

e me t’lanë.

Por, nisi me u qetu bisha

e zemra me ba t’veten

tu’ u gzu se je k’tu veç për mu

e jasht meje nuk ekziston.

E nisa me ta puth synin ngadal

me t’ba t’lumtun n’kët’ mëngjes

me t’marrë e me t’dhanë

e me pa dillin mbi kry tuj zdritë veç për ty.

T’i du sytë e qeshun

edhe kur qiell e tokë lutesh me t’nxanë

du me t’pa k’shtu

ose si trofe t’varrosi me ritual pagan

e shnoshna prej teje

njiherë e përgjithmonë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT