Friday, March 14, 2025
BallinaShowbizU largua nga Shqipëria pasi u mërzit nga talljet dhe komentet negative:...

U largua nga Shqipëria pasi u mërzit nga talljet dhe komentet negative: Mësohet ku gjendet Beatrix

Ditë më parë ajo ka qenë përsëri krye teme e mediave rozë duke refuzuar të jetë mysafire në shtëpinë e “Big Brother VIP”.


Ajo sipas asaj që u tha në emisionin e kaluar, kishte refuzuar të ishte prezentë, pasi që ishte lënduar nga një batutë e bërë nga Ermail Mamaqi dhe Salsano teksa ishin të ftuar në atë shtëpi.

Beatrix nuk kishte bërë asnjë deklaratë publike dhe asnjë postim në rrjetin social, por në internet qarkulloi një fotografi në të cilën shihej Beatrix në aeroport duke e lëshuar Tiranën.

Mirëpo, një postim i Anxhëlinën në profilin e saj në Instagram tregoi vendndodhjen e Beatrixës, duke zbuluar aksidentalisht krahun e saj, i cili shumë lehtë vihet re me anë të tatuazhit të saj.
Ajo dhe Beatrixa paskan vendosu të kalojnë kohë së bashku dhe janë nisur me pushime por vendi i saktë ku ato dyja po pushojnë nuk dihet ende.
Ndryshe, Beatrix refuzoi të ishte pjesë  e puntatës së kaluar të “Big Brother VIP”, pasi që sipas një komenti të Anxhelinës, ajo ishte lodhur duke duruar shumë gjëra të cilat ishin vërtet të rënda./
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT